Me emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

“Dhe jam i urdhėruar tė jem i pari i muslimanėve!”

-  [ Kur’an, 39:12 ]   

   Le tė jehojnė fjalėt: O zgjim o fjalė tjetėr s'ka!

                                     

      Zėri i Zgjimit

                                                                         GUXIM. VENDOSMĖRI. VAZHDIMĖSI.

              Duke u gdhendur ndėrgjegjja dhe mendja: o zgjim o fjalė tjetėr s’ka!

                  [ Zgjohu ]   [ Ndrysho ]   [ Pėrmirėsohu ]   [ Pėrballu ]   [ Armiku yt ]   [ Suksesi yt ]   [ Deri kur ]

            Shkurt, thjesht dhe qartė!

         Fillimi | Artikuj tė ndryshėm

       ◄ Mėparshme                   Tjetra

 

Ta sfidosh apo...?!

Kur el-fitnetu pėrhapet! Kur sėmundja prek shoqėrinė. Mė mirė tė izolohesh apo tė mos izolohesh?! Nėse je brenda rrethit, tė cilin sėmundja e preku, tė ikėsh apo tė rrish!? Tė rrish brenda mureve tė Xhamisė, apo tė rrish brenda mureve tė Qytetit?!

Tė shkosh nė shkollė, nėse mėsimdhėnės je, e nė klasėn kur ti mėsim jep, tė hynė vajza tė paruajtura, tė hynė djem tė shkujdesur, tė vazhdosh apo tė largohesh?!

Shoqėri e grup i mirė! Urdhėron pėr mirė e ndalon prej sė keqes! Po kush e kur e si tė urdhėrojė pėr mirė, kur tė keqen s’e sheh e s’e dėgjon, e si tė ndalojė nga e keqja, nėse tė keqen s’e njeh!?

Sėmundja kėrkon shėrim. El-fitnetu do sfiduar. Tė pėrballet sėmundja me ilaē. Tė sfidohet el-fitnetu me besim!

Pėrballja duhet tė bėhet. Nėse nuk pėrballesh me sėmundjen duke kėrkuar ilaēin, sėmundja shtohet dhe tė kaplon. Po ashtu, edhe el-fitnetu, po nuk u pėrplas me sfidėn, qė njė i ruajtur i bėn, ajo shtohet dhe pėrhapet edhe mė tej.

Kur sėmundja pėrhapet nė njė qytet, ti duhet tė zgjedhėsh: tė rrish apo tė mos rrish; t’i shmangesh apo mos t’i shmangesh. E kush do ta luftojė atė, nėse askush nuk ėshtė pėr ta luftuar?! E si mund tė shėrohet sėmundja pa ilaē, vallė?!

Po ēka nėse lihen shkollat tė kaplohen nga el-fitnetu, e tė mos ketė njeri qė urdhėron pėr mirė e ndalon nga e keqja, qoftė edhe me gjuhė?! Ēka veēse kaplimit! Ēka veēse rritjes tė sė keqes!

Zoti thotė: jeni shoqėria mė e mirė ndėr njerėz, sepse urdhėroni pėr mirė dhe ndaloni nga e keqja! – E ku urdhėrohet pėr mirė, i mbyllur brenda mureve, me njerėz qė ikėn e u izoluan bashkė me ty?! E ku tė ndalohet nga e keqja, prapė ndaj njerėzve qė bėnė tė njėjtėn gjė qė bėre ti?! E jo pra, e Zoti e di mė sė miri, e udhėzimi i drejtė ėshtė tė pėrballesh duke u ruajtur, duke iu mbėshtetur Zotit tėnd, Allahut tė Madhėrishėm.

I dėrguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem nuk iku prej idhujtarėve. Ndėrsa idhujtaria – shoqėrimi ndaj Allahut nė adhurim, - ėshtė prej padrejtėsive mė tė mėdha, ėshtė kulmi i mėkateve tė mėdha. Jetoi nė mesin e tyre, duke vėshtruar atė qė bėnin, duke kuptuar jetėn dhe botėn e tyre. E duke i urdhėruar tė mirėn e duke i qortuar prej tė keqes. Nuk iku, derisa i erdhi urdhri hyjnor tė thėrriste haptazi nė rrugėn e drejtė!

E lejuara ėshtė e qartė dhe e ndaluara ėshtė e qartė, e ndėrmjet tyre ka gjėra tė dyshimta, e ruajuni nga tė dyshimtat! Porosi e Muhammedit alejhi selam. – Tė ruhesh, jo tė ikėsh! E kush t'i flas njeriut qė kundėrshton e thyen fjalėt e Allahut?! Duke ikur apo duke iu afruar me kėshilla e qortim?!

E dyshimtė tė ulesh nė bankat e shkollės bashkė me njė vajzė. Tė ėshtė detyruar. Mėkat?! Po, ėshtė mėkat! Aty nė mes ėshtė djalli i mallkuar. Mes jush nxit tė thyhen fjalėt e Zotit, tė shkelen parimet e moralit tė mirė. Por, ēka nėse bashkė me atė vajzė ulet njė i ruajtur?! Kėshillohet dhe qortohet?! Ti je i detyruar. Atėherė, bėje punėn tėnde, ashtu siē e bėnė tė dėrguarit e Zotit, jetuan nė mesin e popujve tė tyre, por s’u bėnė si ata!

E ēka nėse pranė saj ulet njė i paruajtur?! Ēka pėrveē rrėnimit, e ēka pėrveē shtimit tė el-fitnetu-sė?!

Zot na ruaj!

E ti mos u bė si ata! Nėse vėrtetė je besimtar!

U ruajtėn nga tė dyshimtat. U ruajtėn nga ndikimi i tė keqes. E pra, forcoje bindjen nė Zotin tėnd, sepse vet djalli i mallkuar e pranoi se nuk mund tė depėrtojė tek robėrit e plotbindur e tė sinqertė tė Allahut tė Gjithėpushtetshėm!

Ndiko kundėr tė keqes. Ndiko pėr mirė. Rri e shoqėrohu, por mos ndalo sė kėshilluari e sė qortuari.

Le tė jetė ndarja e jote prej tyre duke u dėshiruar paqe!

Lutu kundėr tė keqes, lutu pėr udhėzim tė tyre, e mos mallko, mos pėrjashto, mos ik, afrohu pėr t’ia treguar njerėzve tė ndikuar nga e keqja dhe i keqi rrugėn e drejtė!

Instalo antivirus! Luftoje sėmundjen me ilaē adekuat. Kundėrshtoje el-fitnetu duke e sfiduar me besim!

 

Mėparshme                   Tjetra

 

 

 

   © WWW.ZGJIM.ORG   Kontakt:  zeriizgjimit@gmail.com