|
Nė
kėrkim tė Ēelėsave tė Suksesit
(Shkėputje prej pjesės sė tretė tė edicionit
Zgjohu,
Libri III)
Kohė e vėshtirė. Nė prag tė shenjave tė mėdha tė ēastit tė
pėrfundimit tė ekzistencės! Po, sa njerėz respektojnė kohėn, sa njerėz
e mbajnė fjalėn kur atė e japin, sa njerėz kur u nėpėrkėmbet nderi e
dinjiteti kundėrveprojnė?! Po sa pak njerėz me turp nė fytyrė kanė
mbetur. Po sa pak njerėz kanė respekt pėr Zotin e qiejve e tė tokės, e
sa shumė respektojnė ata e ato qė kanė nė shoqėrim! Si ka mundėsi qė
njeriu tė harrojė fillesėn e krijimtarisė. Si ka mundėsi qė njeriu tė
zgjohet prej gjumit, e tė mos jetė falėnderues qė pėr tė filloi njė
ditė e re. Ēudi! Dikur njerėzit qė deklaronin dėshminė, flijonin
gjithēka e jo vetėm pėr veten, e sot, nuk janė nė gjendje as pėr
veten.
Koha e tradhtisė, e pabesisė, e dyfaqėsisė, e rrenės, e
mashtrimit, e dobėsisė, e paditurisė, e zemrave tė sėmura, e mendjeve
tė liga. Del nė rrugė, rrethohesh, jo nga njerėz qė forcojnė krahun,
por qė ta thyejnė atė. Rri nė shoqėri, humb kohėn duke folur,
nevrikosesh e mėrzitesh, dobėsohesh e dėshpėrohesh. Ah, sa afėr ėshtė
ēasti i Krismės Madhėshtore! Kur njerėzit janė tė nxėnė me barkun e
tyre. Kur njerėzit janė tė nxėnė me gjėra tė kota. Kur njerėzit
shtėpive tė Zotit ua kthejnė shpinat. Krisma! Shpėrthimi i ujit!
Mjerim e dėshpėrim! Dhembje e trishtim!
Koha e fundit! Nga tė shkojnė?! Nga tia mbathin?! Jo, harruan
Zotin, harruan ditėn e Gjykimit! O sa gjyq madhėshtor qė ėshtė! Si
fillimi, krijimi ashtu edhe ringjallja, sikur njė shpirt, sikur njė
qenie e vetme, do dalin para Zotit, Sundimtarit tė ditės sė Llogarisė.
Ah, sa mashtrues qenka dexhali! Sa tė mjerė qenkan ushtarėt e
Dexhalit! Sa tė pabesė u bėkan njerėzit. Sa tė pa vendosur u bėkan
njerėzit e kohės sė fundit! O ēsukses kėrkon! O ēfarė ēelėsi
dėshiron! Se sheh se njerėzit i ka rrėmbyer lakmia e jetės, kur
shkatėrrimi i jetės ėshtė nė fundet e saj?!
* * *
Po, pikėrisht pse pėr shumė muslimanė tė sotshėm Islami u fillon
me namaz dhe pėrfundon me tė, kanė ngecur, ngecje nė mjerim, tė hutuar
nė mes tė fushės! Pėr ēfarė bėhet fjalė, vallė?! Bėhet fjalė pėr
Islamin e njerėzve, qė pėrderisa thėrriten nė emėr tė Islamit, fjalėt
dhe veprat e tyre mohojnė, kundėrshtojnė, nėnvlerėsojnė, degradojnė,
poshtėrojnė, kė veēse vlerat, nė tė cilat ata mendojnė se i mbajnė.
Ky lloj njerėzish ėshtė i ēuditshėm! A thua vallė, vetėm kur
veshėt e tyre dėgjojnė tingujt qė thėrrasin nė besim e pėrkushtim, nė
adhurim e nė shpėtim, e nė madhėrim tė Zotit tė tyre, u bie ndėrmend
ti kthejnė fytyrat e tyre nga Zoti i qiejve dhe tokės?!
Jo, edhe kur thėrriten, edhe pse pėrgjigjen, pėrgjigja e tyre
ėshtė e gjymtė. Nuk mund tė pėrgjigjet zemra, e aq shpejt tė harrojė,
saqė ende pa pėrfunduar koha e kryerjes sė kėtij riti, tia kthejnė
shpinėn asaj thirrjeje. Jo, zemrat e tyre nuk janė pėrgjigjur. Jo,
kurrė pėrderisa zemrat nuk pėrgjigjen, nuk mund tė pretendohet se ka
mbettė ndonjė kokėrr besim nė zemrat e kėtyre njerėzve.
Pėrgjegjėsia! Nuk ėshtė vetėm nė kohė tė caktuara. Ai qė i
pėrgjigjet tė drejtės dhe tė pastrės vetėm nė njė kohė e nė kohė
tjetėr si pėrgjigjet, ėshtė sikur shembulli i atyre njerėzve, qė njė
pjesė tė librit e besojnė, ndėrsa pjesėn tjetėr e mohojnė. Mbase e
besojnė njė pjesė, por pjesėn ku flitet pėr tė drejtat e tyre, ndėrsa
mohojnė tė drejtat e tė tjerėve; besojnė nė pėrgjegjėsitė e tė
tjerėve, ndėrsa mohojnė ku prej tyre pėrgjegjėsi kėrkohet.
Kėta besimtarė, ama tė reduktuar; pėrgjegjės me reduktime. Nė
Islam ska vend pėr reduktim pėrgjegjėsish e tė drejtash. Nė ēdo
gjendje, vend dhe kohė, pėrgjegjėsitė dhe tė drejtat duhet tė jenė tė
plota dhe tė pėrmbushura. Jo vetėm atėherė kur ato pėrgjegjėsi a tė
drejta i pėrshtaten unit, dėshirės, hamendjes.
Jo, ky lloj besimi nuk ėshtė besim, por lojė e tradhti! Nuk ėshtė
fe e Zotit, por e shpikur pėr ta luftuar fenė e Zotit!
|