|
Kush
janė besimtarėt?!
Ata qė adhurojnė Zotin me pėrkushtim. Ata qė
respektojnė Allahun dhe dėgjojnė tė dėrguarin e Tij. Kur hynė nė
shtėpitė e Allahut, janė tė pėrulur, tė heshtur, tė butė. Kur kėrkohet
prej tyre tė japin nė rrugėn e Zotit, japin e nuk kursejnė.
Kur ecin rrugės, vėrehen gjurmėt e besimit; ulin shikimet, ecin
shpejtė, flasin me zė tė ulėt, shpėrndajnė fjalėn e paqes, dashurisė
dhe respektit.
Janė tė dashur pėr njėri-tjetrin. Nuk janė tė ngutshėm. Janė tė
mėshirshėm ndaj njėri-tjetrit, ndėrsa shprehen me urtėsi, me menēuri,
me kėshilla tė buta kur takohen me tė tjerėt.
Respektojnė prijėsin e zgjedhur. Nuk shkaktojnė pėrēarje, urrejtje e
dhunė. Shpata e tyre ėshtė urtėsia e butėsia, nė kohėn e paqes. Dinė
tė dallojnė nevojėn dhe sfidėn, dallojnė parėsoren prej dytėsores.
Kur flasin, skuqen. Flasin rrjedhshėm, por ngadalė dhe e zotėrojnė
gjuhėn. Kur dikush u flet, dėgjojnė me vėmendje. Kur rėndohen me
fjalė, nuk nxitojnė por durojnė e kėshillojnė. Tregohen tė matur. Janė
tė turpshėm. Turpėrohen edhe prej mėkateve tė tė tjerėve.
Mendojnė vetėm pėr mirė. Janė optimistė. Japin shpresė. Vazhdimisht
nxisin pėr pėrmirėsim. Nuk mallkojnė. Luten pėr tė gjithė. Ēėshtjet e
tyre ia dorėzojnė Zotit.
Janė tė guximshėm. Nuk druhen prej askujt. Kudo qė janė, predikojnė
fjalėn e Zotit, nėse sdėgjohen, nė paqe largohen.
Janė vazhdimisht tė buzėqeshur. Tė qeshurėn e tyre mezi veshėt e tyre
e dėgjojnė.
Kur hidhėrohen a mėrziten, vetėm Zotit i drejtohen, Atė e lusin dhe
prej Tij mbrojtje kėrkojnė.
Nuk veshin rroba tė ngushta. Ngjyrat i pėrshtatin. Mė sė tepėrmi u
pėlqen ngjyra e bardh (pėr tė ruajtur pastėrtinė). U pėlqen parfumosja
dhe aromat e mira. Paragjithash, pėrkujdesen sė tepėrmi pėr higjienėn.
Besimtarėt para se tė dalin prej shtėpive tė tyre, pyesin veten: ku
do shkojė, pse tė shkojė e ēfarė do bėjė, e pse do e bėjė dhe ēka pasi
ta bėjė? Janė tė shoqėrueshėm. Janė tė hareshėm, por edhe tė
pėrmbajtur. Janė mendje hapur. Nuk janė tė ngushtė, as nė zemėr po as
nė mendje.
Pranojnė gabimet e tė tjerėve duke i arsyetuar, e para se tė qortojnė,
vėshtrojnė nė vetvete e thonė: po unė kam gabuar ndonjėherė dhe pse
kam gabuar?
Nuk flasin tė parėt (vetėm kur ndiejnė urgjencė). Nėse sytė e njerėzve
drejtohen kah ata, nė qetėsi tė plotė pyesin: ēfarė ju intereson tju
flas pėr tė, nėse kam dituri?
Kur flasin tė tjerėt, nuk ndėrhyjnė. Edhe nėse bėjnė ndonjė lėshim a
gabim.
Korrigjojnė me maturi, vetėm pasi tė pėrfundojnė sė foluri. Kujtesa e
tyre mė sė tepėrmi ėshtė e zėnė duke kujtuar lidhjet e tyre me Zotin.
Besimtari kur hidhėrohet vetėpėrmbahet. Para se tė gjykojė tė tjerėt
gjykon vetveten. Urdhėron pėr mirė dhe ndalon nga e keqja. Kur tė
tjerėt dėshpėrohen, besimtari veē ēka bėhet edhe mė i pamposhtur.
Ėshtė i qėndrueshėm. Sfidon kur sfidohet e kurrė s'di tė dorėzohet.
Nuk i bėn pėrshtypje ēka sheh jashtė njeriut por, ēka brenda tij.
Ėshtė i thellė dhe gjithnjė ėshtė optimist e pozitiv. Bindjet e tij
janė mė tė forta se gjithēka tjetėr. Ėshtė i sigurt nė ngadhėnjim.
Zemra dhe truri i tij gjithnjė janė aktivė e funksionalė.
Besimtari nuk pret njerėzit tė gabojnė qė tė mėsohet. Librin e Zotit e
ka udhėzim e merr mėsim prej rrėfimeve pėr njerėz tė mėhershėm. Nuk
heziton tė shpėrndajė atė qė e di dhe pėrvojėn nė dobi tė tė tjerėve.
Nuk ėshtė egoist. Besimtarėt lexojnė, e kėrkojnė diturinė e dobishme
edhe kur janė tė mėrzitur. Harmonizojnė pėr mrekulli trekėndėshin:
shpirt mendje - trup.
Pėrpiqet tė pėrmirėsojė tė tjerėt, por para se tė bėjė kėtė, mendohet
shumė, nėse mund ta bėjė dikė tė ndihet i fyer, apo i poshtėruar,
pastaj duke ia treguar respektin dhe dashurinė, fillon tė kėshillojė e
qortojė. Gjithnjė me arsye tė shėndoshė dhe kėshilla tė mira.
Kur shohin ndonjė tė hidhėruar, pėrpiqen ta ngushėllojnė, ta bėjnė tė
ndihet mirė. Nėse shohin ndonjė tė nevrikosur, ia kujtojnė Zotin,
dhuntitė e Tij, pėrpiqen ta qetėsojnė me fjalė tė buta e tė ėmbėla.
Besimtarėt dashurojnė! Po, madje vetėm besimtarėt dinė tė dashurojnė,
dashuri tė pastėr. Dashuria e tyre buron prej sipėr, prej qiejve, jo
nga poshtė, prej toke! Nuk dashurojnė pėr tė fituar kėnaqėsinė e
krijesave, por tė Krijuesit tė krijesave. Ndjenja e dashurisė sė tyre
ėshtė e sinqertė; para se tė dashurojnė, janė tė dashur. Lidhja e
tyre me Zotin, tė Dashurin, e lidhja e tyre me tė dashurin e Zotit,
Muhamedin alejhi selam, e bėn dashurinė e tyre tė ēiltėr e tė pastėr.
Nuk dashurojnė pse dashurohen, por dashurojnė sepse dashuria ua
gjallėron zemrėn. I bėn tė ndiejnė jetė. Tė ndiejnė qetėsi nė zemėr e
nė mendje.
Dashurojnė krijesat e Zotit! Janė tė dashur ndaj njerėzve. Sepse ata
vijnė me dashurinė e tyre nga lartėsitė. Dashurinė e tyre e shprehin
me karakter e sjellje tė mira. Dėshmi e dashurisė sė tyre ėshtė
sakrifica e butėsia.
Truri i besimtarit ėshtė tru qė sfle nė adhurim ndaj Zotit. Ėshtė
aktiv dhe funksional. I fuqishėm. Rezistues dhe i patrembur. Prek atė
qė sarrijnė tė prekin shqisat ndijore. Ka aftėsi qė smund tė
shpjegojė mendja njerėzore. Ndėrsa, ēka kapin shqisat e tij, i bėn
llogaritje, jo llogari e njerėzve tė tjerė.
Kanė tru qė prodhon vetėm arsye tė shėndoshė, pozitivizėm e
objektivizėm. Truri i besimtarit di tė pėrshtatet por jo tė asimilohet.
Truri i tyre zotėron dhe shėrben, por kurrė shėrbyes i shqisave nuk
ėshtė.
Besimtarėt dėshpėrohen, por dėshpėrimi i tyre nuk zgjatė mė tepėr se
hapėsira midis dy kohėve tė namazit. Nuk ėshtė dėshpėrim humbje
shprese nė Zotin, Sunduesin e Vetėm! Dėshpėrimi i tyre ėshtė pėr hir
tė Zotit. Kur ndihen tė stresuar, pėlqejnė tė rrinė vetėm, nėse janė
nė shoqėrim, pėrpiqen tė mbulojnė gjendjen e tyre tė rėndė shpirtėrore
me buzėqeshje; janė tė kujdesshėm, nuk duan qė tek tė tjerėt tė
reflektojnė pesimizėm.
Kur lodhen besimtarėt, zemra e mendja e tyre slodhet. Plogėshtohen,
ama nuk dorėzohen. Gjithnjė gjejnė diēka pėr tė bėrė. Mė sė tepėrmi i
lodh lodhja e tė tjerėve. Kur shohin djersėn e mundimit e tė ngarkesės
fizike, falėnderojnė Zotin, sepse ndihen veprues. Kurrė ēka mbjellin,
nuk duan hėpėrhė vetė ta korrin.
Nuk fajėsojnė. Veten fajtore shpeshherė e konsiderojnė. Pėr gjithēka
kėrkojnė dėshmi. Vihet nė siklet kur prej tyre kėrkohet mendim pėr
ndonjė njeri a ēėshtje. Nė kohėt e vėshtira prinė. E nė kohėt e lehta
prihen. Ata i ndjek dunjaja, e kurrsesi ata dunjanė. Kudo qė gjenden,
ndihen tė vendit, tė huaj vetėm nė vende tė papastra. Tė bindur se
gjerėsia e tokės ėshtė pėr robėrit e Zotit. Janė tė afėrt e tė
shoqėrueshėm.
|