Me emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

“Dhe jam i urdhėruar tė jem i pari i muslimanėve!”

-  [ Kur’an, 39:12 ]   

   Le tė jehojnė fjalėt: O zgjim o fjalė tjetėr s'ka!

                                     

      Zėri i Zgjimit

                                                                         GUXIM. VENDOSMĖRI. VAZHDIMĖSI.

     Duke u gdhendur ndėrgjegjja dhe mendja: o zgjim o fjalė tjetėr s’ka!

                  [ Zgjohu ]   [ Ndrysho ]   [ Pėrmirėsohu ]   [ Pėrballu ]   [ Armiku yt ]   [ Suksesi yt ]   [ Deri kur ]

            Shkurt, thjesht dhe qartė!

      [ Kush janė besimtarėt? ]  [ E ē'di ti pėr namazin?! ]  [ Nė kėrkim tė ēelėsave tė suksesit ]  [ Penguesit  ]  [ I vetmuar ]  

      ◄ Mėparshme                   Tjetra

 

Tė mėkatosh - ēfarė padrejtėsie!

“Dhe Ai ju dha gjithė atė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj) dhe, edhe nė qoftė se pėrpiqeni t’i numėroni tė mirat e Allahut, nuk do tė mund tė arrini t’i pėrkufizoni (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėrbuzės.” - [Kur’an, 14:34] 

Vallė a nuk zgjohet prej gjumit, dhe fillon njė ditė e re pėr tė? Jo, po tė ishte falėnderues, ēdo ditė e tij e re, do tė ishte njė faqe mė e mirė se e mėparshmja e jetės sė tij. 

Mėkati, para se tė jetė padrejtėsi ndaj tė tjerėve, ėshtė padrejtėsi ndaj vetvetes; ėshtė ligėsi, dobėsi, hidhėsirė dhe tradhti ndaj tė pastrės dhe tė bukurės. Ai errėson zemrėn; verbon tė parėt e saj, nuk dallon tė bardhėn nga e zeza; ia humb asaj ndjeshmėrinė, e nuk do tė dijė veēse tė vėrtitet nė vende tė liga dhe tė papastra. Sepse nuk sheh e as nuk ndjen. E ē’faj ka ajo zemėr e shkretė! Jo, por mbajtėsi i saj do tė japė llogari; sa e madhe ėshtė ajo ditė!

E shtyri mendjemadhėsia poseduesin e asaj zemre tė mos pendohet; e bėn ta mendojė vetveten se ėshtė i pagabueshėm, se ėshtė mė i mirė se tė tjerėt. Ndėrkaq, qėndron mendjemadh me kėmbėngulėsi dhe nuk pranon tė korrigjohet, e as tė pėrmirėsohet. Inati dhe xhelozia ia bėn zemrėn edhe mė tė ngurtė, e as qė ndien keqardhje!

Po, sepse mėkati i tij ėshtė thjesht sjellje njerėzore, sepse secili njeri gabon, edhe ai duhet tė gabojė, por ka harruar se i biri Ademit besimtar musliman gabon, por pendohet dhe pėrmirėsohet. Jo, ai arsyetohet…, i justifikon mėkatet e veta: e kanė shtyrė tė tjerėt tė mėkatojė. Nuk ka njeri mė tė mirė se ai, tė tjerėt janė tė kėqij; e detyrojnė tė zhytet nė mėkate. Posi! Vetėm njė botė qenkėsh: botė mėkatarėsh! Prandaj, nuk ėshtė ai fajtor, faji ėshtė i tė tjerėve.

Gjithsesi! Ēdo arsyetim ėshtė paaftėsi pėr tė qenė i drejtė e mungesė vullneti pėr tė qenė i pėrmirėsueshėm. Nuk arsyetohet ai qė beson nė Zot! E kush e ndjen madhėshtinė e Allahut, mediton dhuntitė e Tij; vallė a nuk zgjohet prej gjumit, dhe fillon njė ditė e re pėr tė? Jo, po tė ishte falėnderues, ēdo ditė e tij e re, do tė ishte njė faqe mė e mirė se e mėparshmja e jetės sė tij: falėnderimi i takon Allahut, qė mė ktheu nė jetė pasi mė bėri tė vdes! Jeta tė kthehet ēdo mėngjes, qė ti tė fillosh njė jetė tė re; jo vetėm tė ndėrrosh datat e kalendarit, por tė ndryshosh e tė pėrmirėsosh datat e personalitetit tėnd: shpirtin, zemrėn e mendjen. Gjithsesi, lum ai qė merr mėsim!

Ah, sikur mėkatari tė dinte tė pinte ujė tė shėndetshėm, tė pastėr e burimor, kurrė nuk do t’i kthehej mė mėkatit. Jetės do t’i sillte furnizim tė pastėr, bekim e paqe. Do tė arrinte atė qė shumė njerėz (mėkatarė tė tjerė) nuk do ta arrinin. Po shpirti, shpirti ėshtė frymė hyjnore; Allahu i Madhėrishėm ta dhuroi e ti u ngrite mbi nivelin e tokės. Shpirti do qetėsi dhe e gjen qetėsinė kur shmangen mėkatet dhe pėrkujtohet Zoti i saj, Allahu i Madhėrishėm. Shpirt i qetė e i sigurt; zemra e qėndrueshme dhe e rehatshme. Pėr tė nuk ka mė sprova tė rėnda e tė lehta; sido qofshin janė shtim i mirėsisė dhe shkallės sė lumturisė sė pėrhershme.

E kush nuk e urren vetminė! Po njeriu ndjehet i vetmuar kur ia kthen shpinėn mirėsive tė Allahut. Sa keq pėr atė qė ende nuk e ka kuptuar kėtė! Mos vallė ka ndjenjė mė tė veēantė se tė mos ndiesh tmerr nga vdekja, e as tė mos adhurosh dheun – tokėn, bashkė me ē’ka mbi tė?! Vdekja ėshtė njė shkallė mė afėr Zotit tėnd qė tė krijoi, e moslakmia ndaj dheut, dhunti e zotėsi pėr tė mos u bėrė rob i krijesave tė Allahut!

O Allah! Ty tė takon e tėrė mirėsia! Ti i premtove nėpėrmjet tė Dėrguarit Tėnd, Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem), se ata qė vdesin duke qenė tė penduar, tė pėrmirėsuar dhe tė devotshėm ndaj Teje, do t’u dėrgosh engjėj pėrgėzuese me Xhennetet e Tua! Do t’i nxjerrėsh nga ngushtėsia e jetės sė kėsaj bote nė gjerėsinė e Jetės sė Vėrtetė, ku banorėt e Xhenneteve tė Tua do tė shohin Madhėshtinė Tėnde!

Dita e Gjykimit! Ē’di o njeri pėr kėtė ditė?! Njė Ditė e Tmerrshme! Mundim, frikė, tmerr, vapė, djersė, pritje…, jo me qindra vite, por me mijėra! Atė ditė, nuk do tė ketė hije pėrveē hijes sė Allahut. E kush do tė qėndrojė nėn e hijen e Arshit tė Allahut, nėn fronin madhėshtor?! Kush vallė?! Ata, me tė cilėt, Zoti i kėtij froni ėshtė i kėnaqur!

Pse tė mos jemi tė kėnaqur me tė mirat e Allahut, qė Allahu tė jetė i kėnaqur me ne?! Pasha Allahun, sikur tė tentonim t’i numėronim mirėsitė e Tij ndaj nesh deri nė ditėn e Gjykimit, nuk do t’ia arrinim dot!

O njeri, si mund tė jetosh nė tokėn e Allahut, tė ushqehesh prej furnizimit tė Tij, e megjithatė, me mėkat tė pajtohesh?

Dėgjo Allahun, e kundėrshto epshin!

Sakrifiko jetėn e pėrkohshme me pak mundim e vuajtje, e fito Jetėn e Pėrhershme pėrplot lumturi!

 

 

Mėparshme                   Tjetra

 

    [ Kush janė besimtarėt? ]  [ E ē'di ti pėr namazin?! ]  [ Nė kėrkim tė ēelėsave tė suksesit ]  [ Penguesit  ]  [ I vetmuar ]  

   © WWW.ZGJIM.ORG   Kontakt:  zeriizgjimit@gmail.com