|
Jeta e kėsaj bote ėshtė njė pėrjetim i shkurtėr dhe mashtrues, e mos
u mashtro tė zotėrosh ēka aty, por merr vetėm atė qė tė nevojitet; do
tė kesh shumė!
Konsideroje veten tė rėndėsishėm! Ti je i rėndėsishėm vetėm atėherė
kur mendon dhe ndihesh i rėndėsishėm. Pse tė mos ndihesh i
rėndėsishėm, kur Zoti yt tė ngriti mbi shumė krijesa tė Tij?! Ti nė
botėn e panjohur je mė i fuqishėm se vetė kodrat; ty tu besua diēka
qė shumė krijesa mė tė fuqishme u pėrulėn tė paafta pėr tė marrė
pėrgjegjėsinė mbi supet e tyre. Po, ti je i rėndėsishėm, sepse Allahu
tė dhuroi fuqi shpirtėrore, mendore dhe fizike. Mbi tė gjitha, mendjes
dhe zemrės sate i dhuroi shkėndijė udhėzimi!
Je i rėndėsishėm! Nuk ke as arsyen mė tė vogėl tė ndihesh i mangėt;
mbi tė gjitha, je krijesė e tė Plotfuqishmit, tė Gjithėpushtetshmit,
Allahut. Drejtoju me lutje duke u shėrbyer me dhuntitė e Tij ndaj teje
dhe vėrtet do ndiesh madhėshtinė e Allahut nė rėndėsinė e ekzistencės
sate.
Pse tė mos ndihesh i rėndėsishėm, kur Krijuesi nėnshtroi pėr ty
gjithēka nė tokė?! Shėrbehu me to qė tė ndihesh i rėndėsishėm! Ji
falėnderues! Uji - pa tė cilin nuk ka jetė - mund tė jetė i
rėndėsishėm pėr ty, por prapė ti je mė i rėndėsishėm, sepse uji u
krijua pėr tė qenė nė shėrbimin tėnd. Sa i rėndėsishėm qė je dhe
ende
se ke kuptuar!
Pėr ta kuptuar mė mirė rėndėsinė e tė qenit njeri, merr shembullin e
njerėzve tė mėdhenj muslimanė, e do ta marrėsh vesh se pėr qenien
njerėzore tė udhėzuar gjithēka qė e rrethon ėshtė nė shėrbim tė
dobishėm pėr tė.
Pėrcaktohu se kush do tė jesh! Ti nuk mund tė arrish tė realizosh
diēka nė jetėn tėnde pėrderisa nuk pėrcaktohesh se kush do tė jesh.
Bėj zgjedhjen. Je i lirė. Para se tė bėsh zgjedhjen, mendo e analizo
se me atė zgjedhje kush do tė ishe, pastaj rrekju punės pasi ti
drejtohesh Zotit tėnd me lutjen: O Zoti im! Nėse ėshtė nė tė mirėn e
jetės sime dhe tė jetės sė amshueshme, mė forco! E nėse jo, mė udhėzo
pėr mė tė mirėn pėr veten time! Mbėshtetu nė udhėzimin e Allahut, e
pastaj bėj atė qė duhet. Mos vėshtro se ē`thuhet.
Mendo dhe vepro vetėm pėr sot! Sa mė i afėrt e konkret tė jetė
objektivi pėr tė cilin mendon a punon, aq mė i lehtė ėshtė shijimi i
fryteve tė mendimit dhe punės tėnde. Mos hidh hapa tė gjatė, pasi
kėmbėt i ke afėr trupit. Pėrderisa Zoti yt nuk tė ngarkoi pėrtej
mundėsive, atėherė dhe ti mos i tejkalo mundėsitė e tua. Kur e kupton
kėtė, arrin gjithēka ke ndėrmend.
Kurani na edukon se jeta e kėsaj bote ėshtė njė pėrjetim i shkurtėr
dhe mashtrues, e mos u mashtro tė zotėrosh ēka aty, por merr vetėm
atė qė tė nevojitet. Do tė kesh shumė. Ndėrkaq, i Dėrguari i Allahut (salAllahu
alejhi ve selem) na mėsoi se njeriut nė kėtė jetė do ti mjaftonte sa
plaēkat e njė udhėtari, qė ti tė jesh i qetė tė mendosh dhe tė
veprosh, e pėr qėllimin e misionin tėnd tė jetosh gjersa ta takosh
Allahun Fuqiplotė.
Zbulo botėn tėnde tė brendshme dhe merru me tė! Sekreti i
personalitetit tėnd qėndron nė aftėsinė pėr tė zbuluar
karakteristikat, qofshin pozitive a negative tė vetvetes tėnde. Njohja
e vetvetes, shfrytėzimi i anėve tė ndritshme dhe minimizimi i anėve tė
errėta janė pikėnisje e ndėrtimit tė personalitetit tėnd. Ti je
vetvetja dhe vetėm ti mund ta zbulosh atė, duke qenė nėn hijen e
Fjalės sė Allahut dhe Traditės sė Muhammedit (alejhi selam).
Vėllazėrohu me atė qė ka tė njėjtat ide dhe dėshira! Ti ke nevojė pėr
pėrkrahje. Nuk mund tė realizosh atė qė mendon a dėshiron nėse vepron
individualisht, por tė duhen tė tjerė, qė kanė tė njėjtat ide dhe
dėshira. Derisa tė arrish tė vėllazėrohesh me tė tjerė nė ide dhe
dėshira, dije se duhet tė forcosh besimin nė vetvete, tė pėrcaktohesh
se kush do tė jesh, tė mendosh e veprosh me objektivizėm, dhe ta kesh
njohur botėn tėnde tė brendshme.
E kėshtu, do jesh realist dhe optimist, nė dashtė Allahu!
|