Me emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

“Dhe jam i urdhėruar tė jem i pari i muslimanėve!”

-  [ Kur’an, 39:12 ]   

   Le tė jehojnė fjalėt: O zgjim o fjalė tjetėr s'ka!

                                     

      Zėri i Zgjimit

                                                                         GUXIM. VENDOSMĖRI. VAZHDIMĖSI.

     Duke u gdhendur ndėrgjegjja dhe mendja: o zgjim o fjalė tjetėr s’ka!

                  [ Zgjohu ]   [ Ndrysho ]   [ Pėrmirėsohu ]   [ Pėrballu ]   [ Armiku yt ]   [ Suksesi yt ]   [ Deri kur ]

            Shkurt, thjesht dhe qartė!

      [ Kush janė besimtarėt? ]  [ E ē'di ti pėr namazin?! ]  [ Nė kėrkim tė ēelėsave tė suksesit ]  [ Penguesit  ]  [ I vetmuar ]  

      ◄ Mėparshme                   Tjetra

 

Njeriu dhe bota e tij

          Jetė nuk mund tė merret prej atij qė kėrkon vet jetė.

          Ditėt ndryshojnė, por i njėjti diell rrėzėllen. Njerėzit lindin dhe vdesin. E sotmja dhe e nesėrmja ėshtė njėsoj pėr atė qė nuk lėviz. Sikur do tė qėndrojė pėrgjithmonė nė kėtė jetė! Pėrtej teje jeton gjurma. Gjurma qė zhduket me erėn nuk ėshtė gjurmė, por pikė nė ujė.

Me ty kishte pėr tė qenė pėrgjithmonė diēka qė tė tjerėt pas teje vazhdojnė ta jetojnė. Ndryshe, qėndrimi yt nė kėtė jetė do tė ishte si ai i njė udhėtari qė kalon nėpėr periferi tė njė qyteti, pa njohur e pa u njohur.

Ti njeri u linde i pastėr. Kjo botė ku u gjete, nuk ėshtė vend i ulėt, por vendi ku dėshmohet pastėrtia. Ti njeri je nė qendėr tė vėmendjes. Me ty komunikoi njė Qenie Hyjnore, e Cila tė nderoi dhe tė mėsoi. Para se tė kalosh nė Botėn Tjetėr, do tė shijosh jetėn e kėsaj bote. Kjo botė nuk mjafton tė preket me majė tė gishtave sikur tė ishte vend i ndyrė, por duhet ta jetosh ashtu siē tė mėsoi Zoti yt.

Yjet ndriēojnė me shkėlqimin e tyre, toka ėshtė bėrė e rrafshėt qė tė ecėsh me dy kėmbė e kokė-drejtė. Kur shikon qiellin, tė kthesh shikimin aty ku e pate, kur fillove kėmbėt t’i lėvizėsh; shiko se ēfarė u krijua pėr ty! Ti i krijove, apo i gjete?! Tokėn dhe ē’ka nė tė! Yjet nuk preken, por shijohen. Tek ta shijon madhėshtinė e Atij qė i krijoi. Vallė, sikur pėr ty tė mos ishte kulm qielli bashkė me yjet, si do tė mund tė merrje frymė lehtė?!

Errėsira nuk ėshtė kurrė dritė, e as drita errėsirė. Gjithēka qė del nga toka do tė zhduket bashkė me tė. Por kurrė ēka vjen nga qielli. Drita nuk ėshtė tokėsore. Tokėsore ėshtė errėsira. Hilja mund tė quhet zgjuarsi, e shthurja morale liri, e ndyra art, e nėnshtrimi pėrkrahje, por kurrė nuk mund tė vazhdojnė tė jetojnė gjatė! Aty ku depėrton drita, errėsira s’ka vend. E vėrteta prek e rrėmben gjithēka, madje edhe errėsirėn palė – palė.

Jetė nuk mund tė merret prej atij qė kėrkon vet jetė, e as prej diturisė qė tė bėn tė njohėsh tė panjohurėn. Jetė nuk mund tė tė japė as mėsuesi i jetės, nėse mėsim-dhėnien e ka profesion e jo mision! Vetėtima qė nuk sjell tė reshura shiu nuk mund ta gjallėrojė tokėn. Zemra e pasur me dritėn qiellore ėshtė pasuri qė jep jetė. Kėrkoje jetėn aty ku zuri fill jeta; jeta nuk fillon me shiun, por vetėm simbolizon jetėn.

Kėshilloje vetveten qė tė pėrmbahet kur ta kaplojnė dėshirat ndaj stolive tė kėsaj jete. Qortoje mendjen qė tė mos ngecet nė muret e labirinteve pa rrugėdalje. Mos tė tė habisin figurat nė mure; ato janė tė pėrkohshme. Njė ditė ato mure kanė pėr t’u shembur! Le tė tė magjepsė amshimi. E mira vonohet.

 

 

 

  Mėparshme                   Tjetra

 

    [ Kush janė besimtarėt? ]  [ E ē'di ti pėr namazin?! ]  [ Nė kėrkim tė ēelėsave tė suksesit ]  [ Penguesit  ]  [ I vetmuar ]  

   © WWW.ZGJIM.ORG   Kontakt:  zeriizgjimit@gmail.com